Albanian Accounting Academy

Kontabiliteti mësohet duke e praktikuar.

Tre trajnime të certifikuara që lidhin teorinë me punën e përditshme — nga bazat e kontabilitetit deri te raportimi financiar i avancuar.

Prezantim i Albanian Accounting Academy
Që prej 2021
Dije profesionale e qëndrueshme
Praktikë reale
Si në një zyrë kontabiliteti
Financa 5
Nga dokumenti te raportimi
Durrës
Komunitet që mëson së bashku

Programet

Zgjidh nivelin që i përgjigjet rrugëtimit tënd

Çdo trajnim ndërthur teorinë me zbatimin praktik përmes ushtrimeve dhe case studies nga praktika reale.

Kontabiliteti Praktik dhe Programi Financa 5

Hapi i parë drejt punës si ekonomist. Programi ndjek të gjithë ciklin kontabël: çelja e biznesit, Plani Kontabël, debi-krediti, regjistrimet, rakordimet, deklarimet online dhe pasqyrat financiare — gjithçka praktikisht në Financa 5.

Për kë është ky trajnim?

  • Ekonomistët dhe të sapodiplomuarit që synojnë tregun e punës
  • Profesionistët që i rikthehen profesionit
  • Sipërmarrësit që duan të menaxhojnë kontabilitetin
  • Kontabilistët që duan të zgjerojnë aftësitë

Çfarë do të jeni në gjendje të bëni

Do të dini të mbani kontabilitetin e plotë të një biznesi në Financa 5, nga dokumenti i parë deri te pasqyrat financiare dhe deklarimet.

Si i certifikuar në AAA, ftoheni sa herë organizohet Free Training Day.

Me një shikim
Kohëzgjatja
7 javë, 14 seanca
Frekuenca
2 herë në javë
Formati
Punë individuale në kompjuter në Financa 5
Metoda
Raste praktike, ushtrime dhe case study
Lektori
Prof. Asoc. Dr. Jonada Mamo, Kontabiliste e Miratuar
Vlerësimi
Provim përfundimtar me pyetje dhe ushtrime
Certifikimi
Certifikatë nga Albanian Accounting Academy, e licencuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Regjistrohu për grupin e ardhshëm
Prof. Asoc. Dr. Jonada Mamo

Rreth Akademisë

Ura mes dijes akademike dhe praktikës

Albanian Accounting Academy hapi dyert më 1 qershor 2021. Misioni ynë: të përcjellim dije të qëndrueshme profesionale dhe të krijojmë vlerë në tregun e punës. Krahas trajnimeve, ofrojmë mbajtje kontabiliteti dhe hartim pasqyrash financiare — përvojë që sillet drejtpërdrejt në klasë.

Prof. Asoc. Dr. Jonada Mamo

Themeluese, Kontabiliste e Miratuar (2016), Doktor i Shkencave (2017), Profesore e Asociuar (2025). Pedagoge në Fakultetin e Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, që nga viti 2011.

“Jemi të lumtur që çdo ditë e më shumë marrim përgjigje pozitive për efektivitetin e këtyre trajnimeve.”

Momente nga Akademia

Trajnime, certifikime dhe Free Training Day.

Pyetje të shpeshta

Pa përvojë me program kontabël: “Kontabiliteti Praktik”. Për njohuri ligjore: “Legjislacioni Tatimor”. Nëse hartoni pasqyra ose përgatiteni për Kontabilist i Miratuar: “Praktika të Avancuara”.

Regjistrohu për grupin e ardhshëm

Na kontaktoni për datat e grupeve të reja.

Telefono tani
Adresa
Lagja Nr. 11, ish-Lulishtja “1 Maji”, Godina nr. 45, Durrës
© 2026 Albanian Accounting Academy